Skip to content

‘Mëkati’ i të qenit vajzë! Adriana: Hallat i dhanë mamit helm miu, babai donte të më shiste

    I ka bërë të 18-at dhe tashmë është nënë e një vajze, por historia e Adrianës nuk i përngjan ndonjërës  që jemi njohur më parë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo prezantohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke thënë se vjen nga Vora dhe gjëja e parë që kujton nga fëmijëria është dhuna.

    I ati e rrihte nënën dhe e torturonte, madje donte edhe ta shiste të bijën jashtë vendit. Arsyeja?  ‘Mëkati’ i vetëm i Adrianës ishte fakti që lindi vajzë. Ajo erdhi në jetë nga një shtatzëni binjakësh, por tjetri nuk ia doli sepse hallat i dhanë nënës së saj helm miu. Ironia e fatit ishte që Adriana erdhi në jetë, ndërsa binjaku që ishte djalë i aq shumëdëshiruar, nuk ia doli.

    Adriana: Kur kam qenë e vogël, kam pasur probleme me babin.

    Ardit Gjebrea: Me babin?

    Adriana: Po.

    Ardit Gjebrea: Po pse?

    Adriana: Sepse ai e rrihte mamin, e torturonte, ka pasur raste që e lidhte përjashta, e linte gjithë natën jashtë.

    Ardit Gjebrea: E lidhte?Ku e lidhte?

    Adriana: Kemi pasur një fik te oborri dhe e lidhte aty.

    Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti, e mban mend?

    Adriana: 4 vjeçe.

    Ardit Gjebrea: E mban mend atë skenë?

    Adriana: Po, e mbaj mend. E mbaj mend edhe kur donte të më shiste jashtë shtetit.

    Ardit Gjebrea: Të të shiste jashtë shtetit?

    Adriana: Po, se nuk donte që të kishin goca, vetëm çuna.

    Ardit Gjebrea: Kush donte të të shiste, babi?

    Adriana: Po, me gjithë hallën.

    Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur donin ta bënin këtë gjë?

    Adriana: 4 vjeçe, nuk donin të kishin goca.

    Ardit Gjebrea: Po pse, duhet të ishin vetëm çuna?

    Adriana: Po, ashtu i donin. Madje mami im më ka treguar që kur ka qenë shtatzënë me mua, ka  pasur edhe një fëmijë tjetër dhe…

    Ardit Gjebrea: Domethënë ju kur keni lindur keni qenë binjakë?

    Adriana: Po, dhe i kishin dhënë helm, kishin kujtuar se janë 2 goca.

    Ardit Gjebrea: Dhe çfarë i dhanë mmait?

    Adriana: Helm. Helm miu.

    Ardit Gjebrea: Kush ia dha helmin e miut?

    Adriana: Hallat.

    Ardit Gjebrea: Mamit, që të mos lindte.

    Adriana: Po, mos të më lindte mua por për rastësi, u dëmtua fëmija tjetër.

    Ardit Gjebrea: Po fëmija tjetër çfarë ishte?

    Adriana: Djalë.