Skip to content

Në timon me vdekjen, trauma që ndryshoi jetën e Ervisit: Babi humbi jetën para syve të tij

    Shoku më i mirë i Marios është vëllai i madh, Ervisi. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ai përshkruan sakrificat e vëllait që ishte vetëm 13 vjeç kur emigroi për herë të parë në Greqi, përpjekjet për mos t’u dorëzuar në asnjë rrethanë, shembullin që ka përçuar si djalë, vëlla dhe bashkëshort, të cilat e bëjnë Marion të ndihet shumë krenar për të.

    Momentet e vështira kanë qenë të shumta për Ervisin, por një prej tyre shënoi një pikë kthese. Mario tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për humbjen e të atit që ndodhi gjatë kohës kur Ervisi po e dërgonte në spital. Ajo humbje i shkaktoi ankth e panik dhe sërish e kaloi gjithçka i vetëm.