Mediat italiane jehonë lajmit të fitores së Ilirit, ja cfare shkruajne: Gjithmonë ka luajtur si…

257
0

Fitorja e balerinit të njohur shqiptar, Ilir Shaqiri në “Big Brother Vip” , ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por dhe në ato italiane.

Balerini prej vitesh jeton dhe punon në shtetin fqinj, ku është bërë i njohur nga pjesëmarrja në “Amici” si dhe në disa emisione mjaft të ndjekura nga publiku italian.

Disa media të njohura italiane i kanë dedikuar nga një shkrim fitores së Ilirit në Big Brother Vip Albania.

Ka qenë vetë Iliri ai i cili përmes disa instastory në llogarinë e tij ka vendosur që t’i bëjë publike disa prej tyre.

Mediat italiane kanë veçuar momentin e shpalljes së balerinit si fitues teksa mbante në duar jastëkun me foton e gruas dhe vajzës së tij, si dhe momentet e reagimit të Emanuelës kur dëgjon emrin “Ilir”.

“Sytë tuaj ishin të gjithë për bashkëshorten Emanuela dhe vajzën Emily, kur Ilir Shaqiri fitoi “Big Brother Vip Albania”. Jastëku që ai mbante në duar në momentin kur moderatorja Arbana Osmani do të shpallte fituesin tregonte gjithë dashurinë e madhe që ka balerini për familjen e tij.

Dhe pikërisht me atë dashuri pushtoi publikun e atdheut të tij, të cilën e vazhdoi duke e bërë deri në fund, i pa rrezikuar asnjë konkurrent tjetër.

Në formatin shqiptar të Gf Vip, Ilir Shaqiri ka luajtur gjithmonë në mënyrë korrekte, të pastër, duke demonstruar shumë nga veçoritë e tij për publikun. Nga kërcimi, që e bëri të famshëm këtu në Itali kur u bë një nga kërcimtarët profesionistë të “Amici” të Maria De Filippi dhe “Buona Domenica” të Maurizio Costanzo (të dyja në Canale 5), te edukimi dhe respekti.”, shkruan Askanews.