“Më tregonte sa kënaqej me të dashurin 23-vjeçar”/ Autori rrëfen arsyet e vrasjes që tronditi Fierin

684
0

Xhuliano Miho është 39-vjeçari që mbrëmjen e kaluar vrau me thikë të dashurin e bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci.

Sipas hetimeve, Miho pasi u takua me 23-vjeçarin Xhimi Baka në një rrugicë pranë shkollës “Petro Sota”, Fier e ka qëlluar të paktën 3 herë me thikë pas një debati që kanë patur për motive xhelozie.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici ka thënë se thika ka qenë e viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”.

Autori dhe bashkëshortja e tij ishin në proces divorci, por prej disa muajsh ajo kishte marrë dy fëmijët, ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

Ky i fundit edhe pse kishte 10 vite diferencë me 33-vjeçaren, kishte lënë Tepelenën për të jetuar në Fier me të.