Më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet / Ja sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

96149
0

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka komentuar situatën ekonomike dhe sociale në vend. Gjatë një interviste televizive, zoti Hoxha ka zbuluar se më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet, ndërsa ka treguar se sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve. Po ashtu, zoti Hoxha ka folur edhe për shifrat.

-Zoti Hoxha, çfarë do të ndodh me skemën e sigurimeve shoqërore, a do të shkojmë drejt një skeme të sigurimeve private apo ndoshta do të kemi nevojë për zgjedhje të tjera alternative? Nga studimi i fundit i INSTAT rezulton 1 në 5 shqiptar është i moshuar, si e shihni këtë?

Në fakt unë prisja që rezultati i INSTAT, prisja që të shpallej shumë më herët. Cilat janë shkaqet që shpallet pas 6-7 muajsh, i dinë ata për vonesat. Më bën përshtypje numri i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, është rreth 12.4 milion njerëz. Nëse analizojmë sipas grup moshave për të nxjerr rezultatet dhe për skemën e sigurimeve shoqërore, rezulton që në 2.4 milion banor të kemi 710 mijë pensionist, afërsisht rreth 30%. Është një shifër e madhe e cila e ka dhënë sinjalin edhe përpara skemës shoqërore, me të gjithë përpjekjet e bëra në 2014-ën për të bërë një ndryshim të skemës së sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të mbyllej diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ajo gropë e pretenduar që nuk mbulohej dot me të ardhurat por sigurisht pensionistët nuk kanë mbetur pa pensione pasi janë subvencionuar e plotësuar nga buxheti i shtetit. Me të gjithë përpjekjet dhe udhëzimet që ka dhënë qoftë Banka Botërore, qoftë FMN-ja, rekomandimet për të bërë një ndryshim në skemën e sigurimeve shoqërore, për të qenë sa më afër realitetit, pasi nuk u plotësua kjo gropë. Sinjalet, japin përkeqësim të skemës pasi në bazë të statistikave, rezulton se nëse para 3 viteve mosha mesatare e popullsisë ishte 37-vjec, tani ka shkuar 42 vjet. Pra është një përkeqësim pasi është një plakje e frikshme e popullsisë. Shikoj nga ana e qeverisë disa masa lehtësuese për qytetarët që janë të copëtuara dhe nuk janë të organizuara në mënyrë që këto të mbështesin njëra tjetrën. P.sh: për lindjen e bebes së parë qeveria jep 40 mijë lekë të reja, pretendohet për fëmijën e dytë 80 mijë lekë të reja dhe për të tretin 120 mijë lekë të reja. Këto nuk mund të shkojnë kështu nëse e analizojmë me një nen të ligjit të Sigurimeve Shoqërore, është neni 93 që mbështet nënat me shumë fëmijë. Nga ana tjetër shteti kërkon që të shtohet numri i popullsisë e nga ana tjetër nënat me shumë fëmijë i përkeqëson në atë që kanë të drejtë, në lindjet e mëparshme. Ti si shtet duhet ta përmisosh këtë gjë, e duhet mbajtur kjo linjë si për ato që kërkon të shtohet popullsia si ato nëna me shumë fëmijë. P.sh., nëse një nën me shumë fëmijë me nenin 93 dilte në pension në moshën 50 vjeç, tani thotë që dua të dal 55 vjeç. Pra kjo është non sens pasi nga njëra anë kërkon shtimin e popullsisë por nga ana tjetër nuk i mbështet ato. Ndaj ka ardhur koha që ligji i sigurimeve shoqërore në tërësinë e vet, të shikohet dhe të koordinohet në mënyrë të tillë që ligji i vjetër që ishte ose ligji aktual që vazhdojmë të përdorim, të përfitojmë nga ky ligj, të përmisohet në ato nene të saj që stonon e duhet përmisuar që vetë sistemi të mos i lërë mundësi qytetarit që t’i shmanget këtij ligji. Qeveria nxjerr ligje kur nuk shkojnë në përshtatje me interesat e qytetarëve e domosdo që do të ketë shmangie. Ndërkohë, pretendohet që në mbarim të vitit 2023 do të ketë një rishikim të skemës së pensioneve e cila nxjerr në pah këtë tregues që rezulton se edhe pas kësaj kohe pavarësisht se merren në anë teknike, nuk ka një produkt së bashku me njerëzit që kanë interesat. E kjo duhet bërë me grupet e interesit që të japin mendimet e tyre dhe për t’u konsultuar me ekspertët. Aq më tepër edhe në Parlament nuk ka një projektligj që njerëzit përfaqësues të këtij populli të japin mendimin e tyre sepse ligji i sigurimeve shoqërore, ndryshe nga ligjet e tjera, p.sh buxheti që miratohet çdo vit, kjo dhe nëse ka ndonjë të metë e rregullon brenda vitit dhe e kalon ngërçin pasi është koherent, ndërsa ligji i sigurimeve shoqërore është afatgjatë. E si e tillë duhet të kontribuojnë të gjithë se nëse nuk miratohet me konsensus ai do të këtë probleme ashtu sikurse ka ky ligj. Po të shohim janë mbi 120 nene të këtij ligji dhe në çdo nen të tij ka ndërhyrje. Kur ndryshon qeveria dhe e merr një tjetër qeveri, për efektet elektorale, për arsyet nga më të ndryshmet fillon dhe bën ndryshime. Ndërsa kur miratimi bëhet me konsensus, do të jetë më afatgjatë pasi është një periudhë më e gjatë sesa një mandat.

-Kur bëhen këto ndryshime për efekte elektorale a për një tjetër arsye të qeverisë, a mendohet gjatë në kohë edhe për pasoja të cilat këto manovra?

Kur del projektvendimi apo projektvendimi shoqërohet kjo skeme edhe me një relacion që bëhet nga teknikë të cilët e kanë hartuar atë dhe ku parashikohen, kostot e zbatimit. Sa i përket afatit kohor duhet t’i rezistojë një kohe shumë më të gjatë se një mandat të një qeverie.

-Duke njohur pak edhe periudhën politike në të cilën jemi e po bëhemi gati për zgjedhjet e 2025-ës, mendoni se brenda këtij vitit do të kemi emërim që i bëhet edhe skemës aktuale për të patur një rritje të pensionit brenda këtij viti?

Për të marrë në referim rritjen e pensionit duhet të kemi parasysh ligjit 7703 të ndryshuar i cili parashikon që çdo vit si rezultat i inflacionit të një viti të mëparshëm të bëhet edhe indeksimi për të krahasuar të paktën me inflacionin e të barazohet që të mos ndjehet. Ato para që merr pensionisti të mos ndjehen në treg e të realizojë të njëjtin produkt që realizonte edhe më përpara me këto të ardhura. Çfarë po ndodh? Po të shikojmë 4-5 vitet e fundit, ka patur disa ndryshime në kohë ku janë shtyrë vitet e rritjes së pensioneve. Nëse më përpara rezultonte të rriteshin pensionet me 1 Prill, dy vitet e fundit janë shtyrë edhe kanë filluar me një tetor. Rritja e indeksimit të pensioneve mbi bazën e inflacionit, sëpari duhet që t’i ketë këto të ardhura. Qeveria nga viti në vit ka nxjerr një vendim të posaçëm për indeksimin e pensioneve që është shumë i rëndësishëm në efektin e rritjes së pensioneve, e duhet ta nxirrnin me 1 Korrik ku të hynte në fuqi projektligji ka vajtur në qeveri dhe është në proces nga teknikët dhe do ta nxjerrin atë vendim pasi e kanë edhe detyrim ligjor. Ky është një faktor i rëndësishëm për atë grup moshë që del për herë të parë në pension. Për pjesën që kanë qenë në pension edhe më parë, para 30 Qershorit të vitit 2024 ato do të marrin vetëm indeksimin. Indeksimi bëhet mbi bazën e inflacionit dhe është parashikuar që në buxhetin e shtetit, ky hyn në vlerë absolute se sa para do të marrë. Mesatarisht për vitin 2024, janë parashikuar në buxhetin e shtetit 4.1 miliardë lekë të rinj, e përkthyer në vlerë absolute është 480 lekë të rinj në muaj, duke filluar që nga 1 Janari-31 Dhjetori. 480 x 112, i shkon rreth 5370 lekë të rinj. Tani këto para nuk janë marrë dhe i gjykuar mbi bazën e të kaluarës këto para do të jepen nga tetori e tutje. Pra në një mënyrë 480 mijë lekë pensionisti do t’i marr por jo të gjitha së bashku dhe ndeshemi me indeksimin e vonuar por tani ka një efekt elektoral pasi hyn në 6 mujorin e fundit të 2024 dhe përgatitet qeveria për zgjedhjet e ardhshme. Pra, indeksimi pritet të futet në fuqi më dalë 1 tetor 2024.