Skip to content

“Më telefonuan zyshat e vajzave”, Tabaku preket në studio: Nuk ishtë e lehtë kur..

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e saj për zgjedhjet e 11 majit.

    Gjithashtu Tabaku tha se në këtë fushatë ajo ka takuar njerëz të cilët e kanë prekur për shkak të gatishmërisë për ta ndihmuar, një nga këto momente ka qenë kur mësueset e vajzave e kanë telefonuar për ti dhënë mbështetje.

    ‘Jam prekur kur më kanë marrë në telefon zyshat e vajzave, pa asnjë lloj interesi, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë a ke nevojë për diçka. gjatë kësaj fushate jam prekur nga shumë njerëz që nuk e mendoja. Nuk ka qenë e lehtë, nuk ka qenë një fushatë e lehtë. Ka qenë një sfidë për mua dhe gjithmonë kam menduar që po i futem detit me këmbë”,-tha Tabaku e emocionuar.

    Tabaku ndau në “Now” edhe situatat të cilat sipas do duhet të kishin qenë më ndryshe në opozitë.

    “Gjëja që unë ja mbaj si meritë vetes është që e kam vazhduar dhe e kam mbajtur opozitën, kam thënë që do flas për njerëzit dhe kam folur për njerëzit. Po ta kthej kokën pas do kisha dashur që të mos e kishim përdorur parlamentin shpesh herë për debatet mes nesh dhe kjo çështja e brendshme e partisë të mos kishte qenë edhe pjesë e sulmit tonë jashtë, por të ishte mbajtur brenda mureve të partisë.

    E pyetur nëse debati i brendshëm që ndodhi në Partinë Demokratike do ndikojë negativisht në zgjedhjet e 11 majit, Tabaku tha:

    “Unë e shikoj në masë që kjo që ka ndodhur do i bëjë mirë Partisë demokratike, sepse e ka shkundur dhe e ka bërë edhe më të rëndësishëm këtë bashkimin që ndodhi, pasi tregon se interesi nuk është vetjak por është për qytetarët”.