Skip to content

Tragjedi në Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar

    Një ngjarje tragjike ndodhi në Carpiano, një zonë në Milano në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën në një aksident në punë.

    Viktima është Endrit Ademi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu ra nga një skelë mëngjesin e 6 Majit. Ai punonte për një kompani ndërtimi në Brescia.

    Mediat thonë se mëngjesin e djeshëm Ademi ishte nisur për të bërë një punë mirëmbajtjeje rutinë në një ballkon në katin e tretë të ndërtesës.

    Për arsye ende të paqarta, dyshohet se 24-vjeçari ka rrëshqitur dhe ka rënë mbrapsht një lartësi prej 12 metrash duke humbur jetën menjëherë.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.