Skip to content

Me policë italianë dhe kamera, pamje nga kampit i emigrantëve në Shëngjin

    Struktura pritëse e emigrantëve që do të vijnë nga Italia është gati në Shëngjin.

    Nga pamjet që vijnë, duket se i gjithë kampi është ngritur dhe ruhet nga kamera dhe policë italianë, që e kanë marrë tashmë në Shëngjin.

    Kampi është i rrethuar edhe me një gardh metalik, disa metra të lartë.

    Kamp i Shëngjinit dhe i Gjadrit po i viziton kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

    Të pranishëm janë edhe dhjetëra gazetarë shqiptarë dhe italianë, të cilët janë në pritje të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.