“Jo Guantanamo italiane në Shqipëri” Deputeti italian përplaset me Giorgia Melonin në Shëngjin (Video)

266
0

Një deputet i opozitës italiane është përplasur në Shëngjin me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve në Shqipëri.

Pikërisht në vendin ku është ngritur qendra e pritjes së emigrantëve, në Shëngjin, deputeti i Plus Europa në Itali, Ricardo Magi, shfrytëzoi momentin pas Meloni përfundoi aktivitetin me Kryeministrin Edi Rama, për të sulmuar verbalisht Kryeministren italiane.

“Jo Guantanamo italiane në Shqipëri”, ka thënë Ricardo Magi, i cili kundërshton marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Përplasja verbale mes tyre është filmuar nga punonjësit e mediave që ndodheshin aty për të ndjekur vizitën e Melonit.