HomeInteresanteKurioziteteHistoria që po...

Historia që po bën xhiron e rrjetit. Adopton dy femijë, më pas bën zbulimin e madh

Katie Page është një grua nga Colorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe historia e saj po bën xhiro në rrjet.

Në moshen 30 vjeçare i është dashur të përballet me traumën e një divorci dhe që nga ai moment ka marrë një vendim drastik: donte një jetë “jashtë të zakonshmes”.

Kështu ndërroi punë, mori një shtëpi të re dhe e rikonstruktoi duke e bërë pikërisht ashtu siç e ëndërronte.

Pasi kaloi 1 javë në këtë realitet mjaft të “qëndrueshëm” mori një e-mail nga kisha lokale, ku e pyesnin nëse do ishte e gatshme të bëhej nënë adoptuese.

Pasi e mendoi mirë vendosi që ta pranojë dhe ju dha në besim një fëmijë që ishte braktisur në spital. E çoi në shtëpi dhe e quajti Grayson, duke e dashur si të ishte djali i saj i vërtetë.

Pas disa vitesh një punonjëse sociale e pyeti nëse mund të ndihmonte edhe një vajzë të braktisur, 4 muajshe, dhe duke parë se asnjë nuk i përgjigjej lajmërimit, pranoi përsëri dhe e quajti vogëlushen Hannah.

Por gjëja më e pabesueshme është se pasi bëri disa kërkime në spital, zbuloi se dy fëmijët që kishte adoptuar ishin vëlla e motër të vërtetë.

Këtë gjë e ka vërtetuar më pas nëna e tyre biologjike, e kontaktuar nga punonjësit socialë.

Ka ngelur dy herë shtatzënë dhe të dy herët i ka braktisur fëmijët pasi i ka lindur.

Katie sot është shumë e lumtur që ka një familje kaq të “veçantë” dhe ëndërron të adoptojë edhe fëmijën e tretë që të jetë e rrethuar dhe e “mbytur” me dashuri

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.