Skip to content

Kaloi peshën e lejuar, vesh 8 kg rroba në aeroport për të mos paguar lekët e valixhes (Video)

    Një skocez bëri një zgjidhje gjeniale për të shmangur tarifën e valixhes në aeroport.

    John Irvine, 46-vjeçar, nga Bearsdeni i Glasgowit vendosi të veshë tetë kilogramë rroba, aq sa kishte në valixhe, për t’iu shmangur tarifës së saj.

    Videoja e realizuar nga djali i tij, Josh e tregon atë ndërsa ai veshë rrobë pas rrobe nga valixhja e tij, para stafit të kontrollit në aeroportin e Nisë të premten mbrëma.

    Babai përfundon me rreth 15 bluza, deri sa bagazhi ta arrijë limitin e pranuar.

    Ndiqeni videon për ta parë momentin qesharak. VIDEO