“Më nxirrni çik bukur se më keni..”, tensionohet mjekja e Onkologjikut para gazetarëve: Jam komplet e pafajshme…

456
0

Më nxirrni çik bukur se m’i keni shëmtuar ato fotografitë komplet”, kështu e nisi pronconcimin e saj për mediat mjekja Alketa Ymeri (Pere). 53 vjeçarja është një ndër 7 të hetuarit për skandalin në Spitalin Onkologjik, e akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Pasi u kujdes që të dilte mirë para kamerave, mohoi në mënyrë absolute që të ketë orientuar pacientë me kancer drejt spitaleve private.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë! Kurrë në jetën time nuk kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat. Pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryhet. E falenderoj dhe prokurorin për punën që ka bërë, duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Unë do pronocohem mbrapa, sot kam ardhur të mbroj veten time. Jam komplet e pafajshme! Do sqarohet gjithçka! Në asnjë klinikë private nuk punoj! Një minutë, se më keni mërzitur ju gazetarët. Nxirrini të gjitha, mos i shkurtoni fare. Edhe ato fotot më interesojnë, duhet ruajtur etika. Për atë punë keni mbaruar. Unë e ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacientin. Kam dhe pacientë me kancer në familje dhe di çdo gjë se çfarë do të thotë.”

Disi e tensionuar me gazetarët e pyetjet e shumta, mjekja Pere dukej e dyzuar edhe në qëndrimet e saj. Fillimisht kërkoi që të hetohet e gjithë struktura e spitalit, më pas tha se “në Onkologjik nuk ka asnjë shkelje”.

“Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi, duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientin neuroplazik deri në fund. Në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të jetë dikush që i drejton në spitalet private që mund të jenë të punësuar, se mund të jenë të varur nga ekonomia…”

E pyetur pse nuk e ka denoncuar si rast, ajo u përgjigj: Unë nuk jam shteti moj zonjë! Unë përfaqësoj veten time. Unë i di të gjitha këtu.

“Patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.