‘Më ndryshoi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

4696
0

Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri egjiptian. Nourhan dhe Moustafa, që të dy 28 vjeç nga Aleksandria.

Dy të rinjtë u pëlqyem, u fejuan dhe u martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

Por pas martesës, Moustafa, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes.

Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

“Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare “Raml” në Aleksandri.

“Ime shoqe bie erë, është e padurueshme. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë.

Moustafa tregon se para se të bënte këtë kerkese, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë per t`u larë, por pa rezultat, dhe më tej e paralajmeroi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.