Rezarta Shkurta publikon videon familjare me Nexhmije Hoxhën por bllokon komentet. Ja cfare shkruan..

1844
0

Rezarta Shkurta ja ka kushtuar profilin personal në ‘Instagram’ biznesit të saj dhe familjes. Shpesh ajo publikon momente nga jeta pranë së voglës, Hera, bashkëshortit dhe familjarëve të tjerë. Këtë herë ka qenë një video familjare ku në qendër ishte e bija me stërgjyshen, Nexhmije Hoxha ajo që Rezarta ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e shumtë.

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”,-shkruan Rezarta krahas videos.

Në xhirimet e shkurtra shfaqet e gjithë familja e bashkuar në ambientet e shtëpisë si dhe nje pikture e Diktatorit. Kjo nuk është hera e parë që Rezarta shkruan për stërgjyshen e Herës. Ajo zë një vend shumë special në familjen e madhe dhe këtë këngëtarja e njohur e ka treguar shpesh.