“Më ndaluan dy vajza te reja, ja cfare me kerkuan”/ Pipero tregon momentin e sikletshem: Thashë se donin…

1028
0

Në një intervistë për televizionin ABC News, mjeku i njohur Pëllumb Pipero tregoi se e ndaluan në rrugë dy vajza te reja, jo për foto apo per ndonje këshille të vlefshme, por e pyeten se kur do të hapen lokalet e natës.

“Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor, o doktor.

Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua.

Edhe çne ky surrati im, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës?

Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë.

Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha Pipero.