“Më more mbrëmë në telefon”, studentja bën Ramën për një lek, nxitet turma dhe braktis takimin

950
0

Është përsëritur edhe një herë në takimin e Ramës skema e djeshme në Vlorë, ku më shumë se gjysma e sallës ka braktisur takimin, duke e quajtur një shfaqje.

Ishte një studente që akuzoi Ramën, se ky i fundit nuk do të dëgjojë por të flasë me vete, ajo që nxiti studentët të dilnin nga takimi.

Studentja tha:

Do amrr fjalën se nuk ma lanë mikrofonin deri tani sepse e dini shumë mirë çfarë do them.
Kë quan ofenduese “zhvatje me vetëdije”, kur ne po na zhvatin çdo ditë?
Gjatë gjithë këtyre ditëve ti më the mbrëmë kur më more në telefon se jemi treguar dembela mendorë!
Po, po pasi të komentova më more në tel dhe më the: “Më merrni të keqen ju e kushdo që mendon si ju!”
Ça jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?
Nuk na keni respektuar në asnjë moment dhe as kur më morët mbrëmë në telefon dhe e them këtu para gjithë Shqipërisë që po na sheh se nuk na blini dot sikur keni blerë 1000 fressishtë. Ju nuk doni dialog, por jo doni monolog zoti Rama, ju nuk doni ta dëgjoni popullin, ju doni të flisni vetë.
Ky takim është manipulim, sepse dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët kur ishim të gjithë bashkë dhe jo të bëni takime veç e veç kur shumica në takim janë fresshista.
Tani kush do të rrijë të dëgjojë këtu të rrijë, kush nuk do le të dalim jashtë.”
Pas kësaj menjëherë studentja u duartrokit dhe shumica e sallës dolën jashtë.

Në sallë mbetën vetëm pedagogë dhe studentët që sipas atyre që dolën jashtë janë Fresshistë.