Me lot në sy moderatorja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Po pres një bebe

648
0

Ditën e djeshme moderatorja Brunilda Lahe njoftoi largimin nga emisioni  “My Living” duke u shprehur se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e tij. Sot Brunilda ka dhënë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël dhe kjo është arsyeja pse do largohet nga emisioni.

“Arsyen perse nuk do te jem sezonin qe pason ne moderimin e My Living zgjodha ta ndaja se pari me shikusin e programit qe e dua shume dhe i jam perkushtuar pa rezerva. Per 4 vjet me “My Living” kam takuar njerez te mrekullueshem, te cilet me kane mesuar shume.

Kam takuar njerez te thjeshte por qe u bene personazhe te njohur fale stilit apo talentit qe kishin. Takimet me ta me kane pasuruar. Kete vit Living mbaroi dhe ne sezonin e ardhshem do te kete ndryshime. Une do takoj dike tjeter qe do me mesoje edhe me shume.

Do te takoj nje krijese te mrekullueshme e cila do me lumturoje ne jeten time. Takimi me te eshte gjeja me e jashtezakonshme qe po me ndodh! Eshte bebja qe pas disa muajsh do ta sjell ne jete. Ju uroj te gjitheve lumturi dhe pushime te gezuara! Mire u takofshim”, u shpreh Brunilda me lot në sy.