“Më ka ra telebingo, më ka ardh kryeministri në shtëpi” Ja si i përgjigjet Rama: Pse ça jam unë..

2961
0

Kreu i qeverisë Rama ka vizituar një familje me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit të cilët ndodhen nën çadër pasi banesa iu është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama i dha kryefamiljarit lajmin e mirë se shtëpia e tij është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk dhe i prezantoi projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.

Por si në çdo takim të kryeministrit me banorët e goditur nga tërmeti, nuk kanë munguar batutat në respekt të figurës së tij. Pas urimit “marrsh nga ditët tona” që kryeministri mori para disa javëve në një nga vizitat e tij, kryefamiljari i familjes e cilësoi ardhjen e tij si ‘telebingo’.

Rama: U goditët keq.

Kryefamiljari: Na goditi

Rama: Sa më pëlqen që i shërben grave

Kryefamiljari: Sa të jesh ti, se kur të ikësh ti

Kryefamiljari: Në daç, ma bëni shtëpinë, në daç jo, mua më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi, se shtëpinë ma ka prish Zoti, jo ti. Mua më kanë respektuar këta të bashkisë, nuk ia humb kot.