“Më i frikshmi tërmeti por..”, Luljeta Bozo tregon nga çfarë tjetër rrezikohen shqiptarët

4963
0

Profesoresha Luljeta Bozo ishte ajo që i qetësoi shumë shqiptarët pas tërmetit të fortë të 26 Nëntorit, pasi ishte ndër të paktët njerëz që shpjegonte qartë se çfarë po ndodhte me ndërtimet në vendin tonë.

Ndër rreziqet natyrore nga të cilat rrezikohen më së shumti ndërtesat në Shqipëri, Bozo u shpreh se më i frikshmi është tërmeti. Rreziqe të tjera, ajo renditi rrëshqitjet e dherave, përmbytjet dhe zjarret.

“Ne kemi shumë probleme, shumë rreziqe natyrore, më i frikshmi është tërmeti. Megjithatë pak a shumë dihet në Shqipëri kush janë zonat me aktivitet të lartë sizmik. Durrësi nuk duhet të zbrazet, por duhet të ndërtohet mirë.

Rreziku i dytë janë rrëshqitjet e njëpasnjëshme. Ka mundësi që plani i rrëshqitjes të jetë 60 metra thellë, e nuk ka masë inxhinierie që e pengon atë.

Rrezikun i përmbytjeve, pasi gjithë sistemi i kullimit, i prishëm të gjithë. I hoqëm gurët për të bërë shtëpi.

Rreziku i fundit i zjarreve, që në shumë raste janë nga pakujdesia mos themi të qëllimshme por që prishin gjithë ekosistemet”, tha Bozo.