‘A do të martohesh me mua?’ Futbollisti propozon të dashurën në mes të lojës, video bën xhiron e rrjetit

734
0

Një propozim i vecantë për martesë është bërë nga portieri turk Uluhan Arslan.

Ai i ka propozuar të dashurës së tij Melisa Yildiz në mes të fushës. Portieri e mori në fushë të dashurën për të festuar fitoren e më pas ka nxjerrë unazën e martesës. Melisa u habit nga surpriza dhe në videon që po bën xhiron e rrjetit ajo shihet shumë e emocionuar.

Melisa i ka thënë “Po” propozimit teksa publiku ka nisur të brohorasë. “Këtë sezon bëra golin më të bukur, faleminderit ekipit dhe fansave të skuadrës që më qëndruat pranë në ditën më të rëndësishme timen”, shkruajti portieri krah videos së publikuar në Instagram.

Uluhan i shpreh shpesh dashurinë Melisës. Së fundmi në një postim në rrjete sociale ai shkruante: “Kur shoh sytë e tu, ndihem njeriu më i lumtur dhe më me fat në botë”.