“Më gjej se kush jam”, takimi i shokëve të klasës pas 50 vjetësh

Pas 50 vitesh, klasa e vitit 1973 e shkollës së “Teknologjikut” që sot njihet si “Hoteleri-Turizmi” do të ritakohen. Ilirjani ka mundur të organizojë këtë surprizë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Takimi nuk do të ndodhë në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, por në kafenenë pranë shkollës.

Tashmë një grup miqsh janë mbledhur dhe Ilirjani e Ardit Gjebrean po i drejtohen tavolinës. Sapo afrohen, Ilirjani njeh Tafilin dhe Elsën. Me dy prej miqve të tij, Kanon dhe Vladimirin ai thotë se është takuar, por nuk po njeh dot njërën prej tyre, që quhet Lulushe.

Ilirjan: Shoqen tjetër nuk po e njoh. Po  kush është mo?

Lulushe: Më gjej, më gjej se kush jam.

Ilirjan: Nuk e gjej dot. Kanon dhe Ladin e kam takuar…

Lulushe: Më gjej, më gjej se kush jam.

Ilirjan: Ja e kam polifoton, do të të gjej këtu.

Shpresa: Ua çfarë kënaqësie! Jam shumë e emocionuar. Nuk e prisja, nuk e prisja. Janë 50 vite.

Ardit Gjebrea: Ku jeton ti?

Shpresa:  Në Vlorë.

Një tjetër prej ish-nxënësve mbërrin dhe ai është Agimi i cili sërish gërmon në kujtesë për të njohur shokët. Sërish, Lulushja mbetet më ‘sfiduesja’ për t’u kujtuar.

Lulushe: Po ti do më njohësh mua? Asnjë s’më ka njohur.

Ardit Gjebrea: Asnjë?

Lulushe: Asnjë, 50 vjet.

Ardit Gjebrea: Shpresën e njohu, po zonja kush është? Hë Agim, gjeje.

Ilirjan: Nuk e gjen dhe nuk e gjen Gimi.

Elsa:  Lulushja, mo Lulushja.

Lulushe: Po lëre moj ta gjejë vetë.

Elsa:  Epo ta lodhim djalin.

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.