Florind dhe Ornela Belliu janë burrë e grua të cilët u hodhën dje nga kati i gjashtë i banesës në New York. Deri më tani dyshohet se Florindi ka shtyrë bashkëshorten e tij dhë më pas është hedhur vetë.
35-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor kohët e fundit dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe miqtë e tij. Ai kishte ndryshuar sjellje dhe fliste për ngjarje që nuk ekzistonin.
Këtë e dëshmon edhe një status i publikuar në një grup në Facebook nga vetë Florindi. Siç shihet nga postimi i mëposhtëm, Florindi flet për një ngjarje që nuk gjen dot drejtësi, i është bërë kurth dhe për të cilën shumë persona e kanë lënë vetëm.
Florindi shkruante:
Do kisha shume deshire te vazhdoja te beja meme por nuk mundem me! Po e shkruaj kete perpara se tme detyrojne te them gjera qe nuk Jan dhe gjera qe nuk i kam bere. Me eshte bere nje kurth shume I madhe i shtrire ne kohe shume te gate. Jan perfshire shume njerez prandaj nuk ja vien te permend emra.
Per 2 cunat e mi, Schëibe dhe Rayan, kurr ne jeten time nuk kam shkelur as nje ligi. As kam bere ndonje shkelje. Kam menduar se te flasesh dhe te thuash cte duash eshte e drejte hyjnore. Perpara se te me detyrojne me forma nga me te ndryshmet. Babi ju do shume Mi kan kthyer te gjithe kunder .
Me forma nga me te ndryshmet secilin me arsyet e veta. Jam vetem, vetem fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr te verteten. Jam i pafuqishem. Nuk gjej dot as avokat dhe as gazetar ta bej publike Me vjen keq. Kam vetem Allahun . Ai me mjafton.