Me dhimbje të madhe.. “Cekja” nuk mban dot lotët: Zefi do të ngelet..

260
0

Sejfulla Myftari, ose siç njihet ndryshe për publikun, “Cekja” i Beratit nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka kryer homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda.

Në një prononcim për mediat, aktori i njohur i humorit “Cekja” është shprehur se një artist si Zef Deda nuk i vjen më as Shkodrës dhe as mbarë Shqipërisë.

“Cekja” i Beratit: Humbje shumë e madhe për humorin shqiptar, për mbarë Shqipërinë, një aktor i mrekullueshëm. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më si Zef Deda, simboli i humorit shqiptar. Me dhimbje të madhe, ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre jetë të gjatë. Me Zef Dedën kam kujtime të mrekullueshme! U prehtë në paqe!

Çfarë e bënte të veçantë Zef Dedën?

“Cekja” i Beratit: Të veçantë e bënte humori i tij, karakteret e tij të jashtëzakonshme, shumë role të mrekullueshme. Zefi do të ngelet në mendjet dhe kujtimet e shqiptarëve sa të jetë jeta. U prehtë në paqe!