19.5 C
Tirana

Mbyllja e kufijve nga BE, flet Pellumb Pipero: Ja cfare i kerkoj tani qytetareve

Date:

Share:

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero gjate një komunikimi për emisionin “Ilva Now” e cilësoi të nxituar vendimin e BE për të veçuar Shqipërinë nga lista e vendeve të vizitueshme.

“Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin jashtë Shqipërisë. E them si specialist i shëndetit publik nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri. Mjafton të mbajmë maskën e të ruajmë distancën. Tek ne, për shkak të strategjisë së gjurmimit të rasteve dhe tamponimit edhe të kontakteve, ky numër del relativisht i madh. Në vendet e tjera tamponi nuk i bëhet kontakteve, vetëm rasteve klinike. Ne kemi qenë të sinqertë në shifrat që kemi dhënë, pasi në këtë situatë e vërteta është më rëndësishme se statistika”, tha Pipero.

Sipas mjekut nëse zbatohen rregullat, do të bëhet e mundur vënia nën kontroll të virusit për 1 javë deri në 10 ditë.

“Faza e dytë e kësaj epidemie do mirëkuptim dhe bashkëveprim; nga përgjegjësia e qeverisë kalon në përgjegjësi të të gjithë qytetarëve në respektim të dy masave fare të thjeshta. Kjo pandemi ishte historike dhe na dha një mësim historik; distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës, janë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll këtë epidemi. Atje ku janë respektuar këto masa rezultatet kanë qenë shumë të mira. Do t’ju lutesha të gjithë qytetarëve që edhe sot pasdite, në darkë apo nesër në mëngjes të nisin të respektojnë distancën dhe vendosjen e maskës dhe për 1 javë apo 10 ditë epidemia vihet nën kontroll”, tha Pipero.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.