Mbyllja e kufijve, flet mejku Pellumb Pipero: Ja ç’do bëjmë ne për 1 javë

715
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar se: Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin qe eshte jashtë Shqipërisë.

E them si specialist i shëndetit publik nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri. Sipas mjekut nëse zbatohen rregullat si venia e maskave dhe distancimi social, do të bëhet e mundur vënia nën kontroll të virusit për 1 javë deri në 10 ditë.

Faza e dytë e kësaj epidemie do mirëkuptim dhe bashkëveprim; nga përgjegjësia e qeverisë kalon në përgjegjësi të të gjithë qytetarëve në respektim të dy masave fare të thjeshta.

Kjo pandemi ishte historike dhe na dha një mësim historik; distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës, janë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll këtë epidemi. Atje ku janë respektuar këto masa rezultatet kanë qenë shumë të mira.

Mos harroni te mbani distancen sociale dhe te jeni te kujdesshem sepse keshtu do te arrijm te kemi nje jete si dukur larg koronavirusit.