”Mbylle gojën!”; Lira Gjika tregon gabimet që S’DUHEN bërë kurrë me fëmijët

Pediatrja e njohur Lira Gjika ka sjelle sërish në vëmendje mënyrën e komunikimit të prindërve me fëmijën e tyre duke na e bërë edhe njëherë të qartë që komunikimi është gjëja më e rëndësishme në edukimin e fëmijës dhe prindi asnjëherë nuk duhet të zgjedhë rrugën e shkurtër në mënyrë që fëmija të bindet.

Sipas Gjikës sjellja e fëmijëve varet nga dialogu që krijon prindi më fëmijën e tij, ku shpesh shihet se prindi zgjedh rrugën më të shkurtër siç e quan ajo për të zgjidhur një situatë tensioni me fëmijën.

“Prindi duhet të jetë i duruar dhe të mos mendojë për të tjerët. Një prind duhet të vendosë fëmijën në plan të parë. Nëse fëmija shtrihet në supermarket sepse do diçka atëherë ne duhet të tregohemi të duruar dhe të flasim me qetësi me fëmijën dhe jo të ushtrojmë presion mbi të, kjo sjellje e prindit dëmton psikologjinë e fëmijës.”, – këshilloi pediatria.

Po ashtu Gjika tha se fëmijët nuk duhet të paragjykohen se janë të mirë apo jo, ndërsa shtoi se nuk kemi pse ta çojmë deri në atë gjendje, por duhet ta edukojmë, të flasim me ta.

“Problemi nuk është tek zëri i lartë, por tek ashpërsia. Zëri i lartë nuk është problem, por e bërtitura është problem. Çdo gjë mësohet, edhe fëmija nxitet në bazë të modelit që ka pranë. Në dialog fëmija dëgjon të rriturin, është vërtet i vështirë pasi kërkon kohë dhe durim nga i rrituri, por është mënyra më e mirë edhe për të kontrolluar situatën.”

Ajo thekson se fëmijët nuk duhet të ndrydhen dhe se duhet treguar shumë kujdes në sjelljen me fëmijën.

“Nëse sot nuk ia tolerojmë të qarën apo agresivitetin do të jetë e vështirë, sepse fëmija do të trembet dhe do të ndrydhet.”Mbylle gojën”,- e dëgjojmë kudo. Nuk duhet të na vijë turp kur qan një fëmijë, kjo është një rrugë natyrale. Për mendimin tim, aty ku është plotësuar kërkesa me të qara, ajo më pas kthehet në sjellje.”,- shpjegoi Gjika.

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.