Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, ja vendimet qe u moren

2152
0

Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, në konferencën ‘online’ të Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se masat e para që u ndërmorën, si izolimi i përgjithshëm, testimi, gjurmimi dhe hetimi i kontakteve, kanë sjellë një ulje të numrit të rasteve me Covid.

Bino gjithashtu tha se këto masa ndihmuan spitalet të përgatiteshin për pandeminë.

“Ne vijojmë monitorojmë situatën dhe kemi tendencë në ulje jo vetëm të rasteve, por edhe të pozitivitetit. Kohët e fundit kemi katërfishuar testimet. Pra diçka që këtë kohë e kemi superuar, – tha ajo. –  Futja e testit të shpejtë lehtëson jo vetëm kohën e marrjes së diagnozës, por përshpejton dhe identifikimin. Me kolegët turq kemi ndarë eksperiencën e gjurmimit të kontakteve dhe nëpërmjet aplikacioneve me telefon”, – shtoi Bino.

Edhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka pasur ulje të shtrimit të spitale, por dhe rasteve pozitive.

Ajo shtoi se ekspertët kanë vlerësuar se ulja e shtrimeve në spitale dhe infeksioneve ka ardhur si pasojë e masave me nivel mesatar që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve.

“Ka një ulje të numrave të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit. Ekspertët e kanë vlerësuar si një vlerë e ardhur nga masat me nivel mesatar që janë marrë. Po vazhdojmë ta monitojmë situatën që të vazhdojmë ta kemi të kontrolluar”, tha Rakacolli.