Mbi 2 mijë tërmete në pak javë, sizmologu flet për carjet e tokës dhe ..

1670
0

Pas tërmetit të 26 nëntorit sizmologët kanë vërejtur në terren çarje të tokës apo dalje të ujit në formë shatërvani, dukuri që i cilësojnë normale pas një lëkundje të fuqishme si ajo me magnitutë 6.4.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë: Me çarje nga disa cm deri në gjysmë metri dhe me shfaqjen e fenomenit të daljes së ujit. Është një fenomen i njohur në trojet që kanë sediment të butë dhe me prani të ujit. Kjo është manifestuar në disa fshatra në veri të qytetit të Durrësit.

Për të monitoruar paslëkundjet, nga Kavaja deri në Lezhë janë instaluar 30 sizmometër. Informacionet e mbledhura do të japin më tepër informacion për goditjen kryesore.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë: Me informacionin që këto do të japin do të merren të dhëna më të imtësishme përsa i përket aktivitetit sizmike.

Mbi 2 mijë e 100 pasgoditje janë regjistruar në Departamentin e Sizmologjisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lëkundja me magnitutë 4.3 ditën e enjte ishte njëra prej tyre.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë: Kjo periudhë zgjat nga një muaj deri në disa muaj. Ne presim që aktiviteti sizmik të jetë normal dhe me një instesitet gjithmonë dhe më i ulët.

Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 personave ndërsa la pastrehë me mijëra të tjerë.