Mbërrijnë ndihmat e para nga vendet e BE-së për të prekurit e termetit në Shqipëri

629
0

Kanë mbërritur ndihmat e para të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti në vendin tonë.

Ndihmat kanë mbërritur këto dy ditë nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria.

Priten ndihma edhe nga shtete të tjera.

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë,  Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për popullin shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli në emër të Ministrisë së Mbrojtjes tha se, “shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”