Kryeministri poston videon brenda stadiumit “Arena Kombëtare”: Parametra ultramoderne

810
0

Stadiumi i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë gati, së shpejti.

Të gjithë futbolldashësit shqiptarë e presin me padurim çastin të shohin kombëtaren e tyre të zbresë në stadiumin e ri në Tiranë për të luajtur sfidat e saj.

Kryeministri Rama, ka publikuar pamje nga testimi i ndriçimit që po kryhet brenda stadiumit.

Ai thekson se ndriçimi brenda stadiumit “Arena Kombëtare” është në parametrat ultramoderne.

“ARENA KOMBËTARE në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.