Mbante të ngujuar prej 6 vitesh familjen në Tiranë, fqinjët: ishte i semure me ilace..

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë pasi mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur, vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, thonë fqinjët .

Fqinja e familjes tha për gazetaren Anila Hoxha se Xherxhi Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.

Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.