Massimiliano Varrese bën postimin shqip në profilin e tij për fansat shqiptarë, ja çfarë shkruan

1333
0

Që prej hyrjes të Heidi Bacit në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ajo është komentuar shumë në lidhje me raportin që krijoi me 47-vjeçarin, Massimiliano Varrese, në “Grande Fratello”.

Romanca e saj me aktorin italian duket se nuk u pranua nga familja e saj. Babai i banores hyri në shtëpi për të larguar të bijën nga formati. Heidi hoqi dorë nga “Grande Fratello” dhe pas daljes deklaroi se nuk ishte babai arsyeja e këtij vendimi. Në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se ka kuptuar në bisedën me të atin, se nëna e saj nuk ishte mirë.

Pak kohë pasi u largua nga reality show italian, Baci u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku krijoi një lidhje dashurie me Romeo Veshajn.

Ndërkohë pas përfundimit të “Grande Fratello”, duket se Varrese e ka parë se sa shumë i komentuar është në Shqipëri. E një ditë më parë ai ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan edhe shqip dhe bën një falenderim për fansat që i kanë shkruar.