Maskohet për Halloween, Bes Kallaku do t’ju bëjë të qeshni me lot

465
0

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, i cili tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve në Instagram me postimet e batuat e tij të shumta.

Pak më parë, aktori ka ndarë me ndjekësit një foto me rastin e festës së Halloween-it, duke qenë se të gjithë po veshin një kostum dhe po përgatiten për 31 tetorin.


Besi ka publikuar një foto ku shfaqet i veshur si gjyshe, pikërisht pamja e një prej personazheve që ai luan dhe të gjithë ndjekësit e tij janë shkrirë së qeshuri.

“Për Hallauin t’keqen nona.”- ka shkruar ai në foton që ka marrë menjëherë reagime nga fansat.