E imitoi në Portokalli, Ylli Baka ka një mesazh për Gaz Pajën: ‘ Mos u merr me këtë punë..’,

459
0

Ka reaguar në mënyrë krejt spontane por dhe thumbuese, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Ylli Baka ndaj aktorit të “Portokalli” Gazmend Paja, i cili sjell çdo javë në spektaklin e humorit personazhin e këngëtarit “Ylvi Bakëri”, një personazh që tenton të imitojë me humor vetë Bakën.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”, Baka u pyet nga dy moderatorët Erjona Rusi dhe Alban Musa se çfarë mendon për një “këngëtar të ri” që ka hyrë së fundmi në tregun e muzikës.

Baka u përgjigj në mënyrën që di më mirë duke i kënduar live “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”.

Këngëtari u shpreh se nuk i kishte ardhur keq kur pa personazhin që interpreton Paja, por gjithësesi e ka një mesazh për të.

“Është shumë i talentuar. Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë””

I pyetur nëse i vjen keq për këtë imitim, Baka është përgjigjur:

“Jo, absolutisht jo. I them vetëm mos e trash se nuk shkon”.

Image