‘Maska nuk ka asnjë vlerë t’a mbash në rrugë’ Rama e beri me detyrim por ja cfare thoshte Pipero dikur per maskat (Video)

Pandemia vazhdon të shoqërohet me vendime te mëdha kontradiktore madje edhe në ato vende ku shkenca është shumë e zhvilluar.

Sot edhe vete mjeket mund të thone nje gjë, të nesërmen nje tjeter.

Nga e enjtja e 15 tetorit hyn në fuqi ligji i ri i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku konsumon diçka.

Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, para disa kohe ka deklaruar se mbajtja e maskës në rrugë, nuk ka asnjë vlerë për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Ai tha se i bazohej rekomandimit të OBSH.

“Dua të ndaj një mendim që bazohet në rekomandimet e OBSH, që përdorimi i maskave e dorezave në rrugë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka”.

“Jo vetëm gënjejnë veten por edhe e dëmtojnë veten se ata që shoh unë e mbajnë gjithë ditën, pra nuk është normale, s’ka arsye t’i mbajnë, këto maska të mbrojnë maksimumi 2-3 orë që të mos nxjerrësh spërklat. Mund të përdoren nëse shkon në spital, hipën në një mjet”, pati deklaruar Pipero.

Deklaratën e mjekut e ka shpërndarë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili shkroi në një postim në rrjetet sociale:

“Mjeku infeksionist Pipero thote qe perdorimi i maskave ne rruge s’ka asnje vlere,ndersa elifmatraku Rama thote maska ne rruge me detyrim dhe pa maska ne restorant si dhe gjoba popullit.

“Mes Prof.Piperos dhe elifmatrakut Edi Rama kush duhet degjuar?”.

Në fakt, edhe Europa përjashtoi karantinën apo masat e reja, por  rastet në rritje kanë bërë që masat të ashpërsohen. Duket se Shqipëria thjesht ndjek vendimet që marrin vendet e zhvilluara.

- Advertisement -

BE lëshon alarmin: Në Shqipëri shiten ëmbëlsira me copa metali. Largojini nga tregu!

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

Në natën mes të shtunës dhe të dielës së datës 30 mars, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e...

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/ Viktimat dyshohet se po udhëtonin me 140 km/h! Flet shoferit i betonieres: Harrova të..

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.