Erion Veliaj flet për babain e tij te ndjerë: Kujtimi që kam nga ai…

Kryebashkiaku Erion Veliaj për herë të parë ka zbuluar se ka qenë babai i tij ai që i ka vendour emrin.

Veliaj u shpreh në një intervistë për Fit Station se mamaja e tij ka qenë për ti vene emrin Drin, por babai fitoi në fund dhe u quajt Erion. Më tej kryebashkiaku thotë se i ati ndërroi jetë kur ishte 10 vjeç dhe e ka një kujtim prej tij.

Madje shton se ndjen shumë kënaqësi kur shokët e të atit apo miqtë i thonë që i ngjan shumë dhe ka të njëjtin karakter, vendosmëri dhe pozitivitet.

“Babai donte Erion dhe mamaja Drini, kështu në finale fitoi babai. E kam një kujtim prej tij, ai ndërroi jetë shumë shumë herët, kam qenë 10 vjeç e pak, ndërsa vëllai 4, ai nuk e mban mend shumë. Më jep shumë kënaqësi kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz që më thonë kam qenë shok i babait tënd, që i ngjaj, që kam të njëjtin karakter, vendosmëri, energji, pozitivitet. Dhe më bëhet shumë qejfi, se kur dikë shumë të dashur se ke njohur shumë duhet ta konfirmojnë të tjerët sa i ngjan” – u shpreh Veliaj.

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.