“E plagosa se s’donte të punonte” Masakroi me thikë gruan, dorëzohet në polici korcari

1191
0

Është vetëdorëzuar në polici Aleko Myrtollarit, personi i cili mbrëmjen e të dielës qëlloi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se përpara uniformave blu të Korçës, gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Sipas tij, ai i kërkuar që të nisë një punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetëm Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Sipas tij, kjo ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38 vjeçares, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

Autori Aleko Myrtollari, sipas të dhënave i është shmangur policisë për 2 ditë rrjesht prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pasi ka parë që nuk ka mundur të fshihet më për një kohë të gjatë. Lëvizjet e vetme të autorit kanë qenë në fshatrat e të afërmve të tij.

Madje bëhet me dije se kanë qenë familjarët e tij që e kanë bindur të dorëzohet.