Zhvlerësimi i euros, Qeveria merr vendimin e fundit, njoftohet masa e re, ja kush përfiton

190
0

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, njoftoi masën që ka ndërmarrë në ndihmë të eksportuesve, pas situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi aktin normativ që parashikon një ndryshim në ligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut. Kategoria e bizneseve që preket nga kjo dukuri janë eksportuesit që punojnë me kontrata porositëse. Do të shtyhet afati i kësteve të Tatimit mbi Fitimin për të gjithë periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm, ku bizneset mbyllin bilancet. Të gjitha subjektet eksportuese, nuk do të parapaguajnë këstet e tatim-fitimit, por do i paguajnë kur të mbyllin bilancet”, tha ministrja.

Ka edhe disa masa të tjera, si rimbursimi i TVSH-së, që për eksportuesit do të jepet brenda një afati shumë më të shkurtër”, shtoi Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se “çështja e kursit të këmbimit ka ardhur gradualisht, ka vite që leku po forcohet ndaj euros për shkak të turizmit dhe hyrjes së më shumë eurove nga numri i madh i turistëve, ndërkohë që edhe vlera e lartë e investimeve të huaja direkte. Kjo nuk është dukuri shqiptare, por që ka ndodhur në të gjitha vendet që kanë qenë në këtë fazë të zhvillimit të tyre ekonomik”.