Një masakër është shënuar në Greqi, ku kanë humbur 6 persona nga të shtënat me armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Artemidës. Mediat greke shkruajnë se nga përplasja mes disa grupeve kriminele, kanë humbur jetën 6 persona me shtetësi të huaj. CNN.gr shkruan se personat që kanë humbur jetën janë shqiptar.
4 persona u gjetën të vrarë në një makinë me targa gjermane, ndërsa shoferi në tentativë për të shpëtuar u hodh nga makina dhe është gjetur i vrarë jashtë mjetit.
Policia greke ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e viktimave dhe të autorëve të ngjajres.