Makina ku u vranë 6 shqiptarët në Greqi, dalin detaje te reja: U qëllua me 25 plumba, 5 persona ishin..

412
0

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 6 personave, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, në Greqi. Protothema shkruan se persona të panjohur ekzekutuan gjashtë burra me 25 plumba. Në foton e mëposhtme shihet makina në të cilën gjendeshin të vdekur pesë nga gjashtë viktimat.

Policia ndodhet në kërkim të një motori dhe një makinë të zezë me të cilën dyshohet se autorët u arratisën. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë sulmuar një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona, dyshohet se të gjithë të huaj.

Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, me një automjet të zi. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se ka konfirmuar se personat që u qëlluan kanë vdekur.