Falë martesës me një zvicerane, një banor nga Kosova kishte leje qëndrimi në Zvicër. Megjithatë, plani i tij ka hedhur dyshime tek autoritetet: Kishte familje paralele në Kosovë, shkruan aargauerzeitung.ch.
Katër nga dhjetë martesat në Zvicër përfundojnë me divorc. Andaj nuk është e çuditshme që edhe një shqiptar, 39 vjeçar, që është martuar nga fillimi i 2004 me një zviceranë nga Aargau të ndahet pas 6½ vitesh.
Ama gjithashtu nuk është e çuditshme që burri në tetor 2012 të jetë martuar me një bashkëkombase në Kosovë. Deri këtu është brenda mundësive, por autoritet u çuditën në momentin e tërheqjes së familjes së tij nga vendlindja.
“Fëmijët e tij kishin lindur 1998, 2002 dhe 2005. Kjo do të thotë: se në martesën me gruan zvicerane në dhjetor 2004, gruaja e tij në Kosovë ka qenë për herë të tretë shtatzëne. Këtu ka vërtet diçka për të dyshuar,”
Tani çështja ka shkaur aq larg, sa që ka përfunduar në organet e drejtësisë të Kantonit Aargau, edhe pse më parë duhej të shkonte çdogjë sipas planit.
Sipas ligjeve zvicerane, mund ti merret leja e qëndrimit ose pasaporta një të huaji, që ka dhënë informacione të gabuara ose ka thyer ligjet zvicerane.
Më konkretisht, për autoritetet e Migracionit në Zvicër, fëmija i lindur në 2005, tregon se shqiptari ka pasur dy familje paralele dhe kjo rrezikon tanimë thellë vendqëndrimin e tij në vendin helvet, përkundër që gjatë qëndrimit të tij 11 vjeçar nuk ka shkelur asnjëherë ligjet.
Gjyqi ka vendosur pesë kushte për t’u bindur në vërtetësinë e martesës, ku mes tyre përfshihet edhe nëse martesa e tanishme të jetë bërë më gruan e tij të “parë”. Duket se familja ndodhet para një vendimi të rëndë./Bota sot