Lajm i mire per shqiptaret ne Itali. Me 5 vite punë në Itali, mund të përfitohet pension pleqërie

1688
0

Shtetasit shqiptarë të cilët kane 5 vite punë e kontribute sigurimesh në Itali, përfitojnë një pension pleqërie nga ky shtet.

Të jesh pensionist dhe i kënaqur. Eshtë rasti i disa pensionistëve shqiptarë të cilët e konsiderojnë veten me fat sepse falë punës së tyre në dy shtete, përfitojnë dy pensione.

Kjo është zonja Zdife Pulaj, 70 vjeçe e cila përfiton pension nga Shqipëria dhe Italia. Historia e saj është e thjeshtë, por mbreslënëse.

Filani është një 68 vjecar që njëlloj si zonja Pulaj, ka nisur procedurat për përfitimin e pensionit nga Italia, vend ku ka punuar për 6 vite.

Këto pensione që sigurohen nga Italia janë një realitet deri tani për rreth 25 pensionistë.

SHIKO VIDEON KETU

Beskida Aliaj, specialiste në fushën e pensioneve, drejtuese e patronatit INAS CSL në Shqipëri, na shpjegon proccedurat që duhet të ndjekin emigrantët për përfitimin e pensioneve të tyre.

Pensionistët emigrant mund të përfitojnë edhe një lloj tjetër pensioni, ku nuk është e domosdoshme heqja e rezidencës nga Italia.

Ndërkohë po punohet për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale, e cila synon bashkimin e periudhave kontributive të fituara në shqipëri e itali. Aktualisht vendi ynë ka një marrëveshje të tillë me Belgjikën, Luksemburgun, Turqin, Gjermanin, Ccekin, Rumaninë, Hungarinë Austrinë, Kanadanë dhe Maqedoninë./abcnews.al