Në Itali nuk ndiheshin të sigurt, janë shtuar emigrantët/ Pensionistët italianë: Në Itali kthehemi vetëm si turistë, jemi shqiptarë tani

143
0

Nuk janë turistë, por qytetarë të Durrësit, për gati një viti Alfio dhe Pinuccia, kanë vendosur që të shijojnë vitet e pensionit në Shqipëri, “ku rastësisht pamë në youtube video të Shqipërisë, erdhëm e vizituam dhe na pëlqeu dhe vendosëm të blejmë një shtëpi në Durrës, duke u kthyer në shtëpinë tonë”,– shprehen ata.

Në Itali nuk ndiheshin të sigurt, pasi janë shtuar emigrantët, kjo ishte dhe arsyeja kryesore që morën këtë vendim.

“Ashtu si në çdo vend të botës dhe këtu ka krime, por më pak se në Itali. Në Itali një vajzë nuk ecën dot në rrugë vetëm, sidomos në orët e vona. Ndërsa këtu shohim të reja që lëvizin dhe nuk i shqetëson askush. Çifti italian, marrin pension në Itali. Por nëse e krahasojmë në çmimet këtu, për ta çdo gjë është 60% më lirë se në vendin e tyre. Unë marr rreth 3600 euro pension në Itali, pa përfshirë taksat. Ndërsa unë marrë rreth 1500 euro në muaj. Këtu vetëm me pensionin tim mund të bëjmë një jetesë shumë të mirë, pasi më këtë shumë çdo gjë është më e lirë”, thonë ata.

Alfio dhe Pinuccia, nuk janë italianet e vetëm në Durrës.

Gjithashtu, ata na tregojnë se kanë shumë miq nga vendi i tyre.

“Në Durrës ka më shumë italianë sesa shqiptarë. Jemi vërtetë shumë. Kemi dëgjuar që dhe në Tiranë ka shumë italianë. Është një vend i qetë për të jetuar këtu, prandaj pensionistët si ne e preferojnë”, deklarojnë ata.

Rikthimi në Itali nuk është pjesë e planeve.

“Në Itali do të kthehemi, por si turistë. Ne jemi shqiptarë tani”,– theksojnë ata

Janë më shumë se 300 italianë, që kanë zgjedhur të jetojnë në Durrës.