Marrëveshja me Italinë për njohjen e patentave, Rama tregon cili do te jete hapi i radhës..

1137
0

Kreu i qeverise Edi Rama duket se i ka lene hallet e emigranteve per ti zgjidhur te gjitha perpara zgjedhjeve te 25 prillit por le te shohim anen pozitivite dhe mbi te gjitha te shpresojme per me te miren.

Diten e sotme ai ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të patentave.

Me një shënim në Twitter, Rama shkruan se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve, njihen si dokument zyrtar në Itali.

Kryeministri thekson se hapi tjetër i “domosdoshëm” është njohja e pensioneve mes dy vende që, sipas Ramës, nuk do të vonojë.

Postimi:

U tha u bë

Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali

Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë