Manastirliu jep lajmin e bukur në kohë të vështira për Shqipërinë

1061
0

Ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë një lajm mjaft të bukur në një kohë ku Shqipëria gjendet në alarm për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë të pazakontë ku po jetojmë, mjekët po bëjnë një punë shembullore.

Ministrja Manastirliu njofton se në dy maternitetet e Tiranës, kanë ardhur në jetë më shumë se 1.200 bebe gjatë dy muajve të fundit.

Statusi:

Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në #maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të #sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë🙏🏼
😇 Vetëm në dy maternitetet e #Tiranës, më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit🙌🏼
#JetaTriumfon🤗