Makthi në autobusë në verë, qytetarët marrin vendimin ‘drastik’

1060
0

Tashmë që sezoni veror ka filluar dhe temperaturat janë rritur, qytetarët e kanë më të vështirë të lëvizin gjatë ditës. Transporti publik është një nga mënyrat  më të përdorura nga qytetarët, për të shkuar në destinacionet e tyre ditore.

E megjithatë duket se linjat që funksionojnë në Tiranë nuk i respektojnë rregullat e vendosura nga Bashkia, për të mundësuar një transport sa më komod për qytetarët.

Në këto ditë të nxehta shumë prej qytetarëve janë ankuar se disa prej linjave nuk i ndezin kondicionerët, ajri brenda në urban rëndohet dhe temperaturat janë tepër të larta

“Pjesa më e madhe jo ose i nxjerrin në kapacitet shumë të ulët dhe justifikohen që kaq është fuqia e kondicionerit”

“Keq shumë keq. Po se ndonjëherë i ndezin ndonjëherë nuk i ndezin, pjesën më të madhe nuk i ndezin.

“Here i ndezin here nuk i ndezin, po hajt mo, të  kalojmë”

“Kondicionerin nuk e ndezin shumë gjatë verës”, shprehen disa nga qytetarët.

Po ashtu një tjetër problematik që shqetëson qytetarët, janë vonesat e autobusëve, pasi kjo sjellë dhe mbingarkesë në linjat e transportit publik.

“Po mbipopullimi është në masë, nuk ndalojnë ato”

“Vonon se dy autobusë janë dhe duhet të rrimë këtu  cerek ore të presim”

“Me oraret nuk janë shumë të rregullt”, tregojnë ata.

Shpeshherë, qytetarët detyrohen të zbresin nga autobusët me të cilët janë duke udhëtuar, kjo prej problemeve teknike të mjeteve të transportit publik. Për të përballuar vapën brenda linjave të autobusëve dhe ndërkohë që presin nëpër stacione, qytetarët zgjedhin të mbajnë më vete freskuese, apo dhe ujë./Doris Sallaku/shqiptarja/