Makineria i mori jetën, reagojne familjarët e shqiptares: Askush s’na lajmëroi, e morëm vesh nga lajmet..

835
0

Detaje të reja mësohen nga vdekja tragjike e vajzës shqiptare në Itali. Anila Grishaj, 26-vjeëe, ndërroi jetë pasi makineria e kompanisi e goditi për vdekje në kokë. Për ngjarjen kanë reaguar edhe familjarët.

Tradita dikton që familja të mblidhet së bashku në ditë zie dhe lamtumire, duke sjellë ushqim dhe duke gjetur mbështetje te të tjerët. Të afërmit mbërrijnë pjesë-pjesë nga Marche, nga Friuli, nga Lombardia. Ata nxitojnë në rrugët e ngushta të Miane (Treviso), duke mbajtur çanta plot me ushqime pas pazarit dhe hyjnë në shtëpinë e prindërve të Anila Grishajt, e cila vdiq pasi u shtyp nga një makineri, në kompaninë Bacon, që dyshohet se u ndez gabimisht nga kolegu i saj. Të afërmit përqafojnë nënën, babanë, të cilët janë ende të tronditur. Të dëshpëruar, sepse humbja e një vajze kaq të re dhe kaq të dashur nuk gjen shpjegim.

Mbrëmjen e së martës mamaja e Anilës kishte përgatitur darkën. Kishte peshk në furrë, ajo po përgatiste tryezën për të mbledhur të gjithë familjen, si gjithmonë. Ata thjesht prisnin Anilën. Por ajo nuk erdhi në shtëpi. Ajo kishte vdekur, askush nuk i kishte lajmëruar për atë tragjedi.

“Ne ishim të fundit që e morëm vesh, është turp, duhet të ishim të parët”, shton motra e madhe, me një dhumbje dhe e zemëruar. Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit”.

Ja përse jashtë «Bocon» në Pieve di Soligo (kompani që merret me shitjen e ushqimeve të ngrira), mbrëmjen e së martës u bë bujë e madhe, teksa policia po kryente kontrolle në vendin e aksidentit. Miqtë dhe familja u mblodh atje, për të kuptuar çfarë po ndodh, për të parë Anilën.

“Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime”, thotë një kushëri, përpara se të kalojë nga dera dhe të bashkohet me të tjerët./corriere/