Makinat Toyota me 3.4 milionë euro brenda, zbulohet emri i personit që i porositi

732
0

Dalin detaje të reja lidhur me sekuestrimin rekord të një shume prej 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, para të cilat ishin fshehur në dy makina Toyota Yaris.

Bazuar në dokumentet doganore, rezulton se porositësi i shtatë makinave të kësaj firme, është Alban Mollaimeri.

Ky i fundit rezulton pronar i një servisi në zonën e bregut të Lumit në Tiranë.

Sakaq ndërsa u deklarua se origjina e automjeteve ishte Belgjika, rezulton se makinat janë blerë në Gjermani, në një koncesionar në pronësi të një shqiptari me emrin Ilir Doçi.

Si transportues ishte kontaktuar firma e Edi Likës, i cili gjithashtu ka në pronësi një servis makinash, krahas kompanisë së transportit.

Përveç shtatë makinave Toyota, mes tyre ishte edhe një makinë Alfa Romeo dhe një Opel. Shuma e parave ishte fshehur në dy nga shtatë makinat Toyota Yaris, të cilat ishin nisur nga Gjermania, kishin kaluar tranzit në Itali, prej nga të ngarkuara me trajler kishin ardhur me traget nga Bari, drejt portit të Durrësit.

Nga numërimi i parave të bllokuara gjatë së dielës, kanë rezultuar 3 milionë e 470 mijë euro, me prerje 20, 50 dhe 100 euro.

Nga ana e policisë u arrestuan shoferët e trajlerit që sollën automjetet nga Bari, Itali, Klevis Cani 21 vjeç dhe Agim Ceka 61 vjeç, si dhe pronari i kompanisë së transportit.

Ky i fundit, Edi Lika gjatë marrjes në pyetje nga policia është shprehur i befasuar për shumën e parave që janë gjetur në makinat e transportuara nga kompania e tij.

Ai ka zbuluar se kompania e tij ishte kontraktuar nga një biznesmen përkundër pagesës për transportin, por se nuk kishte dijeni për paratë