Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për biznesmenët në Shqipëri

650
0

Ambasada Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, sa i takon zgjerimit të bizneseve në SHBA.

Përmes një statusi ambasada sqaron se është e gatshme t’ju përgjigjet pyetjeve të biznesmenëve që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Amerikë.

“Doni të nisni apo të zgjeroni biznesin tuaj në Shtetet e Bashkuara? Departamenti i Shtetit ka zyrtarë në 190 vende kudo në botë, të gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja mbi vizat dhe për t’ju ndihmuar që të #Zgjidhni SHBA për sipërmarrjen tuaj të ardhshme tregtare”, sqaron ambasada.