Skip to content

Makinat shumë shpejt pa autorizim, ja data: Po me transportin publik çfare do të ndodhë?

    Deri tani shqiptaret kanë mundur të levizin me mkinat e tyre private vetëm me autorizim, por pas datës 11 maj, do të mund të levizin lirisht.

    “Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra, por po shikohet për të gjithë qarqet.”- tha ministrja.

    Përsa i përket transportit publik, një shqetësim shumë i madh për qytetarët që jetojnë larg nga vendet e tyre të punës, Manastirliu shtoi se do të jenë të fundit që do të hapen.

    “Transporti publik do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit.”

    Një datë fikse nuk ka ende as për hapjen e kufijve, por numri i të riatdhesuarëve do të fillojë të shtohet prej datës 18 maj.